Site icon Telegrafi

Nevina Shtylla ishte përballur me bulizëm në fillimet e karrierës, pas shpalljes ‘Miss Shqipëria’ në 2010

Foto: Instagram

Ajo është njëra nga prezantueset më të pëlqyera në trojet shqiptare, që tashmë ka rrëmbyer vëmendje të madhe edhe me pamjen atraktive.

Fjala është për Nevina Shtyllën, e cila edhe pse tashmë gëzon famë të madhe, duket se nuk e ka pasur të lehtë përballjen me të në fillimet e saj.

E ftuar në rubrikën e djeshme “N’fermë”, ajo ka rrëfyer se kur u shpall ‘Miss Shqipëria’ është bulëzuar jo vetëm nga nxënësit e shkollës, por edhe nga disa mësues.

Foto: Instagram

‘’Do kujtoj një periudhë të vështirë sepse isha edhe në moshë shumë të vogël. Çohesha me zor për të ikur në gjimnaz, e kisha shumë të vështirë çdo ditë. Mundohesha t’ia shpjegoja dhe prindërve. Ndoshta me këtë tipin tim të rezervuar nuk jam shprehur aq sa duhet, por realisht e kam kaluar me shumë vështirësi, doja ta lija fare”.

“Kam patur një lloj trysnie nga disa mësuese specifike, jo nga të gjitha absolutisht. Po sikur po ta vunë shënjestrën, gati gati ta nxijnë jetën, mund të kalojë edhe në bulëzim. Ndoshta nuk arrijnë ta perceptojnë se çfarë bëjnë realisht, por që duhet të jenë me të vërtetë shumë të kujdesshme”, ka thënë ajo mes tjerash.

Foto: Instagram

Mes shumë vështirësive, Shtylla ka arritur të bëhet një prej yjeve të ekranit shqiptar. /Telegrafi/

Exit mobile version