Moderatorja e njohur nga Shqipëria, Nevina Shtylla, jo pak është komentuar për jetën e saj private.
Edhe pse nuk kishte zbuluar asgjë deri më tani, bukuroshja ditën e djeshme në rubrikën “Trotuar” në “E Diell” e ka pranuar lidhjen me juristin Arbër Myftari.
Fillimisht ishte Edi Manushi ai që e ka ngacmuar Nevinën, duke thënë se ajo e ka të dashurin ekonomist.
“Ekonomist unë? Jo, jo. Është departament tjetër”, ishte përgjigja e moderatores.
Manushi nuk e ka lënë me kaq, duke vazhduar dhe më tej, “Jurist, se harrova”, batutë kjo që Nevina i është përgjigjur me buzëqeshje.
Kështu, ajo ka konfirmuar aludimet e mediave rozë, edhe pse para disa kohësh, “Panorama Sport” kishte publikuar disa foto të prezantueses Shtylla krah djalit që ia rrëmbeu zemrën.
Ndërkohë, Nevina po vazhdon të jetë njëra nga prezantueset më të pëlqyera, ku aktualisht është pjesë e “E diell” dhe “Për’puthen” në Top Channel. /Telegrafi/