Telegrafi

Neuer vazhdon me daljet e tij deri në gjysmë të fushës, por ‘shpëtoi’ për pak në finale ndaj Dortmundit

Portieri i Bayern Munichut, Manuel Neuer ka bërë një dalje të pamatur ndaj Borussia Dortmundit në finale të Superkupës së Gjermanisë, e cila ishte afër t’i kushtonte me gol.

33-vjeçari shihet shpesh duke vrapuar jashtë zonës së tij, në përpjekje për të ndihmuar shokët e skuadrës së tij, duke mos marrë parasysh plotësisht linjën e tij të golit për t’u bërë lojtari i njëmbëdhjetë në fushë.

Disa shkojnë deri aty sa thonë se Neuer ‘revolucionarizoi’ portën, por viteve të fundit, portieri veteran veçse ka shpeshtuar daljet.

Gjatë finales së Superkupës së Gjermanisë në mbrëmjen e së premtes mes Bayernit dhe Dortmundit, portieri praktikoi përsëri daljen nga porta.

Numri një gjerman doli deri afër gjysmës së fushës për të provuar një ndalje të aksionit, por Paco Alcacer arriti para tij dhe goditi topin drejt portës.

Fatmirësisht për Neuer dhe bashkëlojtarët e tij, sulmuesi i Dortmundi nuk ishte i saktë dhe rezultati 0-0.

Lexo po ashtu Paraqitja e Jadon Sanchos kundër Bayernit e vërteton se ai është një nga talentet më të mëdhenj në futbollin botëror

Megjithatë, më vonë ndryshoi rezultati pasi Alcacer dhe Jadon Sancho shënuan nga një gol për fitoren 2-0 për Dortmundin në Superkupën e Gjermanisë.

Kjo ndeshje ishte një lojë e bujshme për Sanchon në veçanti, i cili vazhdoi formën e tij mbresëlënëse nga sezoni i kaluar. /Telegrafi/