Telegrafi

Neuer, Alaba, Kimmich, Coman e Muller për një moment janë të Galatasarayt – gabimi në Ligën e Evropës që është bërë viral në rrjetet sociale

Galatasaray ka marrë një fitore të madhe në Ligën e Evropës, në udhëtim te Lokomotiva e Moskës.

Gjiganti turk fitoi me rezultat minimal 0-1, por që ishin tri pikë shumë të vlefshme pasi tani udhëheqin ne Grupin E me shtatë pikë.

Megjithatë para fillimit të ndeshjes është bërë një gabim nga organizatori i ndeshjes, që në këtë rast ishte klubi rus Lokomotiva e Moskës.

Në televizionin gjigant ku shfaqen fillimisht formacionet e pastaj edhe rezultati, kishte një gabim që më vonë u bë viral në rrjetet sociale.

Kur erdhi momenti të shfaqej formacioni i Galatasarayt, logo e klubit turk ishte mirë dhe emri i trajnerit Fatih Terim, por te lojtarët diçka nuk ishte në rregull.

Të gjithë emrat e lojtarëve ishin të Bayern Munichut, duke filluar nga Manuel Neuer deri tek Thomas Muller.

Formacioni qëndroi për disa minuta aty, pastaj u përmirësua nga organizatori i ndeshjes, por fotot janë bërë viralë rrjet, ku ndër komentet më të shpeshta ishin se Galatasaray me këtë ekip është favoriti kryesor për ta fituar Ligën e Evropës, apo gjiganti turk ka bërë transferimet më të mëdha ndonjëherë. /Telegrafi/