Telegrafi

Netsky dhe Rita Ora vijnë me këngën e re “Barricades”

Foto: YouTube

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ka prezantuar projektin e ri muzikor.

Bëhet fjalë për këngën e re “Barricades”, të cilën e ka sjell në bashkëpunim me artistin e famshëm nga Belgjika, Netsky.

Projekti i dyshes së njohur është kompletuar edhe me videoklip, me paraqitje të mrekullueshme të yllit nga Kosova.

Rita Ora (Foto: Instagram)

Ndërkohë që është duke interpretuar, biondja në të njëjtën kohë merr vëmendje edhe me vallëzimin që bën.

Producimi i këngës është realizuar nga Laura Burhenn, teksa për koreografinë e 31-vjeçares është kujdesur Stephanie Kim.

Kënga për vetëm pak orë ka grumbulluar mijëra klikime në platformën e popullarizuar, YouTube.

Rita Ora (Foto: YouTube)

Krahas kësaj, Rita është përfolur se ka nisur përgatitjet për dasmën me regjisorin Taika Waititi.

Sidoqoftë, kjo akoma nuk është konfirmuar nga palët se kur do të ndodh ceremonisa e dasmës së tyre. /Telegrafi/