Site icon Telegrafi

Netsat shokojnë Clevelandin e Jamesit (Video)

Mbrëmë janë zhvilluar vetëm pesë ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në botë, ku befasoj me humbje Cleveland Cavaliers.

Broklyn Nets para shikuesve të vetë kamë mposhtur skuadrën e LeBron James me rezultat 104:95 për të arritur fitoren e njëzet këtë sezon në NBA kundrejt 51 humbjeve.

Ndërkaq, kjo ishte humbja e 21 e sezonit për ekipin Tyron Lua, i cili u udhëhoq nga James me 30 pikë, 6 kërcime dhe 5 asistime. Leo arriti ‘double-double’ me 11 pikë, 12 kërcime si dhe 3 asistime, transmeton Telegrafi.

Te skuadra triumfuese punë të madhe ka bërë Brook Lopez me 22 pikë, 7 kërcime dhe 5 asistime. Ndërsa Shane Larkin kontribuoi me 16 pikë dhe 7 asistime.

Cavaliers dominon në Konferencës Lindore duke qenë lider i padiskutueshëm me 51 fitore dhe 21 humbje, ndërsa Nets gjenden në vendin e parafundit të renditjes tabelore me 20 fitore dhe 51 humbje, me ç’rast kanë humbur pothuajse të gjitha gjasat që të paraqiten në “Play Off”.

Ndërkaq në Konferencën Perëndimore edhe këtë sezon po dominon Golden State Warriors, i cili po ndiqet hap pas hapi nga San Antonio Spurs. /Telegrafi/

Rezultatet:
Indiana – New Orleans 92:84
New York – Chicago 106:94
Oklahoma – Utah 113:91
LA Lakers – Portland 96:94

https://www.youtube.com/watch?v=6M2CV-7vbWw

Exit mobile version