Netflix thuhet se ka shpenzuar 21.4 milionë euro në produksionin e hit serialit “Squid Game”- bën të ditur Bloomberg.
Rritja e jashtëzakonshme e kësaj platforme në vitet e fundit nga nxitur garën për përmbajtje të ndryshme që kanë rezultuar shumë të suksesshme.
Së fundmi, hiti më i madh botëror është seriali i Netflixit, “Squid Game”, i cili duket se ka kushtuar shumë më pak në krahasim me investimet tjera të mëdha.
Sipas Lucas Shaw nga Bloomberg (i cili pohon t’i ketë pasur në dispozicion dokumentet interne) Netflixi ka shpenzuar 21.4 milionë dollarë në hit serialin në gjuhën koreane.
Në ndërkohë, investimi është shpaguar shumëfish, pasi sipas të dhënave, “Squid Game” ka regjistruar debutimin më të madh në histori të kësaj platforme – me mbi 111 milionë abonime ta kenë shikuar deri më tani nga 17 shtatori.
Netflix e regjistron si shikim, nëse përdoruesi e shikon së paku dy minuta një përmbajtje (emision, serial apo film).
Kompania thuhet të ketë paguar rreth 2.4 milionë dollarë për një episod të serialit, shumë më pak në krahasim me disa prej hiteve tjera të këtij shërbimi.
Një episod i “Stranger Things” kushton tetë milionë dollarë, kurse një episod i “The Crown” kushton 10 milionë dollarë – kishte njoftuar Variety. /Telegrafi/