Presidenti amerikan Joe Bide dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu janë duke mbajtur një konferencë të përbashkët për media, pas takimit që pati me kabinetin e luftës të kryeministrit izraelit.
“Duke marrë parasysh se Izraeli ka të drejt legjitime të gjuaj terroristët, civilët për fat të keq janë dëmtuar”, tha Netanyahu, transmeton Telegrafi.
Pas sulmit të mbrëmshëm në spitalin e Gazës, “e tërë bota me të drejtë ka reaguar ashpër, por ky mllef nuk do të duhej të drejtohej kah Izraeli, por tek terroristët”, theksoi Netanyahu, duke shtuar se grupi militant ka shkrepur raketën.
Gjithashtu bëri të ditur se Izraeli do të kërkojë nga civilët “ë zhvendosen në rajone më të sigurta”.
“Rruga drejt fitores do të jetë e gjatë dhe e vështirë”, tha ai.
Në anën tjetër, presidenti amerikan bëri të ditur se Izraeli nuk është vetëm, dhe se SHBA-të do të vazhdojnë t’ia “ruajnë shpinën” Izraelit. /Telegrafi/