Kryeministri Benjamin Netanyahu njoftoi për “fitoren e madhe” të bllokut të djathtë në zgjedhjet parlamentare në Izrael.
Netanyahu e bëri atë pavarësisht nga fakti se rezultatet zyrtare mund të mos dihen për ditë të tëra, raporton AP.
Netanyahu pohoi se “izraelitët i dhanë një fitore të madhe të djathtës dhe partisë Likud nën udhëheqjen time”.
אזרחי ישראל – תודה! הענקתם ניצחון ענק לימין ולליכוד בהנהגתי. הליכוד גדול בפער עצום מול המפלגה הבאה בגודלה – אנחנו…
Posted by Benjamin Netanyahu – בנימין נתניהו on Tuesday, March 23, 2021
Sipas rezultateve të votimit para zgjedhjeve, Likud konsiderohej partia më e fortë gjersa partitë e krahut të djathtë kishin përparësinë, por disa nga ato parti nuk pajtohen me politikën e Netanyahut, kështu që është e paqartë nëse do të jetë në gjendje të formojë një qeveri të re.
Sondazhet në tre stacionet kryesore televizive të Izraelit kanë treguar se Netanyahu dhe aleatët e tij mund të mbështeten në 53-54 vende në Knesset, parlamenti i Izraelit me 120 vende dhe kundërshtarët e tij parashikohet të fitojnë 59 dhe partia e Naftali Bennett 7-8, e cila mund të jetë vendimtare për formimin e një koalicioni që do të formonte një shumicë.
Agjencia thekson se Bennett ndan ideologjinë e fortë nacionaliste dhe të djathtë të Netanyahut, por ai tregoi se do të jetë i hapur për bashkëpunim me të gjithë rivalët nëse i jepet një shans për të qenë kryeministër. /Telegrafi/