Site icon Telegrafi

Netanyahu sfidon amerikanët, thotë se ushtria izraelite do të kontrollojë Gazën pas luftës

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha të premten se Forcat e Mbrojtjes Izraelite (IDF) do të mbajë kontrollin në Rripin e Gazës pas përfundimit të luftës aktuale dhe nuk do të mbështetet në forcat ndërkombëtare për të mbikëqyrur sigurinë përgjatë kufirit.

Netanyahu i bëri komentet në një takim me kryetarët e qyteteve kufitare të Gaza-s në selinë e IDF në Tel Aviv, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Izraeli vazhdon të bombardojë objektet fetare, filmohet shkatërrimi i një xhamie në Gaza

Udhëheqësit lokalë mbikëqyrin shumë nga komunitetet që u sulmuan dhe u vranë dhe nga Hamasi më 7 tetori në komunitetet jugore.

“Forcat e IDF do të mbajnë nën kontroll Rripin e Gazës, ne nuk do t’ia japim atë forcave ndërkombëtare”, tha Netanyahu.

Lexo po ashtu Cili është ndryshimi midis armëpushimit dhe pauzës humanitare?

Vetëm disa orë më parë, kryeministri izraelit i tha Fox News se Izraeli nuk dëshiron të ripushtojë ose të qeverisë Rripin.

Në fillim të kësaj jave, Netanyahu i tha ABC News se Izraeli do të ketë “përgjegjësi të përgjithshme të sigurisë” mbi Rripin e Gazës “për një periudhë të pacaktuar” pas përfundimit të luftës kundër Hamasit.

Zyrtarët amerikanë kanë ngritur mundësinë gjatë javëve të fundit që një forcë ndërkombëtare, ndoshta me trupa nga aleatët fqinjë arabë, mund të menaxhojnë sigurinë në Rripin e Gazës për një periudhë të përkohshme derisa të mund t’i kthehet një qeverie palestineze funksionale, e cila Washingtoni shpreson se do të jetë Autoriteti Palestinez.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i bëri thirrje të mërkurën Izraelit që të mos e ripushtojë Rripin pasi të përfundojë lufta e tij me Hamasin.

Presidenti i Autoritetit Palestinez Mahmoud Abbas përsëriti të premten se Autoriteti Palestinez është gati të rimarrë kontrollin e Gazës, por tha se kjo do të ndodhte vetëm nëse masa është pjesë e një zgjidhjeje politike gjithëpërfshirëse që përfshin një shtet palestinez të krijuar përgjatë kufijve të vitit 1967. /Telegrafi/

Exit mobile version