Telegrafi

Netanyahu rreth akuzave për gjenocid ndaj palestinezëve: Deri në qiell dëgjohet hipokrizia e Afrikës së Jugut

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka folur sot për herë të parë rreth akuzave për gjenocid kundër Izraelit nga Afrika e Jugut.

Ai thotë se ishte dëshmitar i një “bote të përmbysur” ndërsa avokatët parashtruan provat e tyre në ditën e parë të seancës, duke akuzuar disa zyrtarë dhe komandantë izraelitë për “qëllim gjenocidal”.

Lideri izraelit pohon se po ashtu “duke luftuar terroristët”, Izraeli po “lufton edhe gënjeshtrat”.

Lexo po ashtu Afrika e Jugut po paraqet "rastin e saj të gjenocidit" kundër Izraelit në GJND – ja çfarë dihet deri tani

“Hipokrizia e Afrikës së Jugut dëgjohet deri në qiell”, thotë ai dhe pyet se ku ishte vendi “kur miliona u vranë dhe u zhvendosën në Siri dhe Jemen nga partnerët e Hamasit”.

Kryeministri thotë se Izraeli do të vazhdojë të mbrohet “deri në fitore”, raporton skynews.

Ndryshe, Izraeli ka nisur një ofensivë në Rripin e Gazës pas sulmeve terroriste të 7 tetorit të militantëve të Hamasit në territoret izraelite. /Telegrafi/