Site icon Telegrafi

Netanyahu: Pres nga shtetet e BE-së të ndjekin shembullin e SHBA-ve

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, thotë se pret që vendet evropiane të ndjekin shembullin e SHBA-ve për njohjen e Jerusalemit si kryeqytetin e vendit të tij.

Ai ndodhet në Bruksel për bisedime , hera e parë që një kryeministër izraelit viziton këtë qytet në më shumë se 20 vjet.

Por shefja e politikës së jashtme të BE, Federica Mogherini thotë se qëndrimi i bllokut mbi këtë çështje është i pandryshuar, transmeton KosovaPress.

Veprimi i Donald Trump ka lënë SHBA-në të izoluar në këtë çështje shumë të ndjeshme midis Izraelit dhe palestinezëve.

Gjatë udhëtimit të tij në Bruksel,  Netanjahu përshëndeti përsëri vendimin e SHBA-ve duke thënë se Jeruzalemi ishte kryeqyteti i popullit hebre për 3,000 vjet dhe se Trump kishte vënë “fakte në tavolinë” për këtë çështje.

Exit mobile version