Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu këmbënguli të enjten se nuk do të kishte “armëpushim” pa lirimin e pengjeve të mbajtura nga Hamasi.
“Luftimet vazhdojnë dhe nuk do të ketë armëpushim pa lirimin e pengjeve tanë”, tha Netanyahu në një deklaratë, përcjell Telegrafi.
Sipas tij, “Izraeli po lejon korridoret e kalimit të sigurt nga brezi verior në jug të tij, siç bënë 50,000 banorë të Gazës vetëm dje”.
“Ne i bëjmë thirrje përsëri popullatës civile të Gazës që të evakuohet në jug”, ka shtuar ai.
Deklarata përkoi me atë të zëdhënësit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Kirby, i cili tha se Izraeli do të fillojë të zbatojë pauzat e përditshme katër-orëshe të operacioneve ushtarake në zonat e Gazës veriore. /Telegrafi/