Site icon Telegrafi

Netanyahu i përgjigjet telefonatës së kryeministrit britanik

(E plotësuar) – Rishi Sunak dhe Benjamin Netanyahu zhvilluan një telefonatë këtë pasdite ku kryeministri britanik bëri thirrje për “kokë të qetë” për situatën me Iranin.

Një zëdhënës i Downing Street tha se Sunak i kishte thënë homologut izraelit se “përshkallëzimi i rëndësishëm nuk ishte në interesin e askujt dhe vetëm do të thellonte pasigurinë në Lindjen e Mesme”.

“Ky ishte një moment që kokat e qeta të mbizotëronin”, thanë ata.

Sunak tha se Irani kishte “llogaritur keq dhe ishte gjithnjë e më i izoluar në skenën globale” ndërsa G7-ja koordinonte një përgjigje diplomatike.

Ai përsëriti gjithashtu mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për sigurinë e Izraelit dhe për stabilitetin në Lindjen e Mesme.

Netanyahu po refuzon të flasë në telefon me kryeministrin britanik

Lideri izraelit raportohet se po refuzon të flasë në telefon me homologun britanik.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu thuhet se po i shmanget një telefonate nga kryeministri britanik, Rishi Sunak, i cili duhej të fliste dje me liderin izraelit.

Zyra e kryeministrit izraelit thotë se raporti nuk është i vërtetë, por nuk do të thotë nëse dy liderët kanë folur deri më tani, thonë burimet e timesofisrael.

Lexo po ashtu Sulmi i Iranit ndaj Izraelit - të gjitha zhvillimet, minutë pas minute

Lideri britanik kishte deklaruar gjatë ditës së djeshme se “do të fliste së shpejti me kryeministrin Netanyahu për të shprehur solidaritetin tonë me Izraelin… dhe për të diskutuar se si mund të parandalojmë përshkallëzimin e mëtejshëm”, pas sulmeve masive ajrore iraniane drejt Izraelit herët, shkruan fiancialtimes.

Forcat Ajrore Mbretërore të Britanisë ishin një nga disa forcat ajrore të huaja që morën pjesë në rrëzimin e dronëve iranianë gjatë breshërisë së madhe të së shtunës mbrëma drejt Tel Avivit.

Ndryshe, Britania e Madhe i ka dhënë mbështetje të pakufizuar shtetit izraelit në luftën kundër militantëve palestinez, Hamasit, të cilët kryen një sulm terrorit më 7 tetor të vitit të kaluar në Tel Aviv. /Telegrafi/

Exit mobile version