Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka publikuar një video, në të cilën flet për humbjet e ushtarëve izraelitë gjatë luftimeve kundër Hamasit në Gazë.
Ndryshe mbrëmë në luftimet në Gazë raportohet se janë vrarë 11 ushtarë izraelitë, transmeton Telegrafi.
“Jemi në një luftë të vështirë. Do të jetë një luftë e gjatë. Kemi të rritura të rëndësishme, por edhe humbje të dhimbshme. E dimë se çdo ushtar i yni është një botë e tërë. I tërë populli izraelit ju përqafon nga thellësia e zemrës. Të gjithë jemi me ju në këto momente. Ushtarët tanë ranë në në luftën më të drejtë, në luftën për shtëpinë tonë. U premtoj qytetarëve të Izraelit: Do ta kryejmë punën – do të vazhdojmë deri në fitore”, tha Netanyahu.
Në anën tjetër, ushtria izraelite është duke vazhduar sulmet ndaj pozicioneve të militantëve të Hamasit në Gazë, e mbrëmë ka bombarduar edhe kampin e refugjatëve ku humbën jetën 50 persona.
E sot pikëkalimi kufitar Rafah është hapur për herë të parë që nga fillimi i luftës më 7 tetor, ku nga aty do të mund të largohen nga gaza shtetas të huaj si dhe palestinezë të plagosur. /Telegrafi/
Prime Minister Netanyahu:
We are in a difficult war. This will be a long war. We have so many important achievements but also painful losses.We know that every soldier of ours is an entire world. The entire people of Israel embrace you, the families, from the depth of our heart pic.twitter.com/aqlvz8wvdU
— Prime Minister of Israel (@IsraeliPM) November 1, 2023