Site icon Telegrafi

Netanyahu pas takimit me Blinkenin: Hamasi është armik i qytetërimit

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka sulmuar militantët e Hamasit, duke thënë se ata “kanë treguar se janë armik të qytetërimit”.

Ai liston mizoritë që dyshohet se janë kryer nga militantët palestinez, raporton skynews.

“Vrasja e të rinjve në festivalin e muzikës në natyrë, vrasja e familjeve të tëra, vrasja e prindërve para fëmijëve dhe vrasja e fëmijëve para prindërve, djegia e njerëzve të gjallë, prerja e kokave, rrëmbimi i një djalë të ri – jo vetëm i rrëmbyer, por edhe i ngacmuar, i sulmuar, i lënduar – dhe shfaqja e neveritshme e festimeve të këtyre tmerreve”, thotë ai.

Lexo po ashtu Shumë viktima, të plagosur, pengje dhe të zhvendosur - gjithçka ndodhi në 33 ditë, që nga fillimi i luftimeve izraelito-palestineze më 7 tetor

I pari i qeverisë izraelite thotë se “asnjë vend nuk duhet të strehojë” militantët e Hamasit dhe ata që e bëjnë këtë duhet të sanksionohen.

Duke iu kthyer mbështetjes së SHBA-së, ai i ka falënderuar me këtë rast amerikanët.

“Faleminderit që jeni këtu sot. Faleminderit, Amerikë”, pohoi ai dhe më pas i shtrëngon dorën Blinkenit.

Ndryshe, Izraeli pritet të nis këmbësorin drejt Gazës pas sulmit të Hamasit në territorin izraelit. /Telegrafi/

Exit mobile version