Site icon Telegrafi

Netanyahu: Nuk marr leksione nga Erdogani

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, tha të dielën se nuk do të marrë leksione presidenti turk Tayyip Erdogan, pasi kreu turk kritikoi Izraelin gjatë fundjavës, shkruan Reuters.

“Z. Erdogan ka sulmuar Izraelin. Unë nuk jam mësuar të marr leksione për moralin nga një udhëheqës që bombardon fshatrat kurde në Turqi, që burgos gazetarët, ndihmon Iranin rreth sanksioneve ndërkombëtare dhe që ndihmon terroristët, përfshirë Gazën, të vrasin njerëz të pafajshëm “, u tha Netanyahu gazetarëve në një konferencë për media të mbajtur me presidentin francez, Emmanuel Macron. /KP/

Exit mobile version