Telegrafi

Netanyahu në minutën e fundit mori leje për të nënshkruar marrëveshjen me EBA-n dhe Bahrejnin

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu mësoi në minutën e fundit se nuk ka autoritet të nënshkruajë një marrëveshje mbi normalizimin e marrëdhënieve me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahrejnin, njoftoi timesofisrael.

Netanyahu udhëtoi në Uashington për të nënshkruar marrëveshje pa Ministrin e Jashtëm, Gabi Ashkenazi. Sidoqoftë, kur mbërriti ai thuhet se mësoi nga Prokurori i Përgjithshëm se sipas ligjit izraelit duhet të marrë kompetenca nga Ashkenazi ose miratimin e qeverisë.

Me kërkesën e tij, ministri i jashtëm i dha kompetenca Netanyahut. Sapo të nënshkruhen marrëveshjet, ato duhet të miratohen nga qeveria dhe parlamenti për të hyrë në fuqi, transmeton Telegrafi.

Vendosja e marrëdhënieve të plota diplomatike midis Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Izraelit dhe Bahrejnit shënon marrëveshjen e parë të rëndësishme midis vendeve arabe dhe shtetit hebre në një çerek shekulli.

Të dy vendet e Gjirit do të jenë të parët në rajonin e tyre që do të nënshkruajnë një marrëveshje me Izraelin dhe t’i bashkohen Egjiptit dhe Jordaninë si shtete të Lidhjes Arabe që kanë normalizuar marrëdhëniet, një lëvizje e mirëpritur nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe e quajti atë një fitore për administratën e tij.

Lexo po ashtu ​Trump takon Netanyahun, paralajmëron marrëveshje të paqes edhe me gjashtë shtete të tjera

Trump simbolikisht i dha Netanyahut çelësin e Shtëpisë së Bardhë në një takim dypalësh para ceremonisë zyrtare të nënshkrimit të marrëveshjes.

Netanyahu tha se Trump ka “çelësin e zemrës” të popullit izraelit. “Unë nuk mendoj se Izraeli është i izoluar më”, tha Trump. /Telegrafi/