Site icon Telegrafi

Netanyahu: Lufta nuk do të ndalet derisa Hamasi të jetë në pushtet

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu kritikoi “burime anonime” në ushtrinë izraelite të thirrura nga “New York Times” kur ai njoftoi se udhëheqja ushtarake izraelite dëshiron një armëpushim në Rripin e Gazës edhe nëse Hamasi mbetet në pushtet për momentin.

“Unë nuk e di se cilët janë këto burime anonime, por unë jam këtu për të thënë pa mëdyshje: Kjo nuk do të ndodhë”, tha Netanyahu në një deklaratë të lëshuar nga kabineti i tij.

“Ne do ta përfundojmë luftën vetëm kur të arrijmë të gjitha qëllimet tona, duke përfshirë eliminimin e Hamasit dhe lirimin e të gjithë pengjeve tanë”, thuhet në deklaratë.

Lexo po ashtu Netanyahu thotë se nuk e pranon një marrëveshje që i jep fund luftës në Gazë

Sipas një raporti të gazetës amerikane që citon nëntë zyrtarë aktualë dhe ish-ushtarakë, udhëheqja ushtarake e sheh një ndërprerje të armiqësive si mënyrën më të mirë për të liruar pengjet dhe për të rindërtuar armët dhe rezervat e trupave të Izraelit në pakësim përpara një lufte të mundshme me Hezbollahun në Liban, raporton jp.

Netanyahu mohon se ushtrisë i mungon asgjë për të përmbushur qëllimet e vendosura nga udhëheqja politike, raportojnë mediat izraelite.

“IDF (Forcat e Mbrojtjes së Izraelit) i ka të gjitha mjetet për të arritur (qëllimet)”, tha Netanyahu.

“Ne nuk do t’i dorëzohemi disfatizmit të New York Times apo të tjerëve. Jemi të mbushur me frymën e fitores”, përfundoi lideri izraelit. /Telegrafi/

Exit mobile version