Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu iu kundërvu marrëveshjes së arritur nga kundërshtarët e tij politikë për një qeveri të përbërë nga parti të krahut të majtë, të qendrës e të së djathtës izraelite.
Netanyahu, i cili është në pushtet tash e 12 vite, ka reaguar përmes rrjeteve sociale duke kërkuar që të anulohet marrëveshja.
“Të gjithë ligjvënësit e zgjedhur me vota të djathta duhet ta kundërshtojnë këtë qeveri të rrezikshme të krahut të majtë”, duke shënjestruar pjesëmarrjen historike të arabëve në koalicion.
גדעון סער, שרן השכל, זאב אלקין, חברי ״תקווה חדשה״ וחברי ״ימינה״ – התחייבתם לא להישען בשום אופן על המשותפת! עימדו בהתחייבות שלכם ותמשכו עכשיו את החתימות שלכם. אם לא תעשו זאת יהיה ברור לכולם שגם אתם סגרתם דיל עם המשותפת כחלק בלתי נפרד מהממשלה שלכם.
— הליכוד (@Likud_Party) June 3, 2021
Kritikat e udhëheqësit të krahut të djathtë vijnë vetëm një ditë pasi një grup i gjerë partish arriti të mërkurën vonë në mbrëmje një marrëveshje të brishtë për të qeverisur vendin.
Yair Lapid, kreu i partisë Yesh Atid, kishte afat deri në mesnatën e ditës së mërkurë për të formuar një koalicion qeverisës. Më pak se një orë para skandimit të afatit, ai njoftoi se kishte siguruar mbështetjen e shumicës së parlamentit (Knesset) prej 120 vendesh. Naftali Bennett, i cili drejton partinë nacionaliste të vijës së ashpër Yamina, njoftoi të dielën mbështetjen e tij për koalicionin e Lapid.
Marrëveshja historike përfshin edhe një parti të vogël islamiste, Listën e Bashkuar Arabe, gjë që shënon të parën herë që një parti arabe përfshihet në një koalicion qeverisës në Izrael. Sipas marrëveshjes pritet të zoti Bennett të shërbejë në dy vitet e para si kryeministër përpara se këtë detyrë ta marrë zoti Lapid.
Për t’u miratuar qeverisë së re i duhet votat e shumicës së thjeshtë të të gjithë ligjvënësve të parlamentit por seanca parlamentare për votëbesimin ndaj qeverisë pritet të zhvillohet pas rreth 10 ditësh. /Telegrafi/
לפיד עצמו סגר אישית עם ראשי המשותפת את שיתוף הפעולה והדיל ביניהם.
עוד לא עברו 24 שעות מאז שהכריזו ״עלה ידי״ ובנט ולפיד כבר נשענים על המשותפת. הם יעשו זאת בכל יום, בכל הצבעה
— הליכוד (@Likud_Party) June 3, 2021