Telegrafi

Netanyahu kritikon familjet e pengjeve: Me protesta po e ndihmoni Hamasin

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu akuzoi protestuesit, anëtarët e familjeve të të cilëve mbahen peng nga grupi militant palestinez Hamas, për ndihmën ndaj militantëve palestinezë.

Ai komentoi protestat e mbrëmshme në një konferencë për shtyp në Tel Aviv, shkruan jp.

“Unë e kuptoj se është e pamundur të kontrollosh emocionet e dikujt. Megjithatë, protestat nuk ndihmojnë dhe ato vetëm i bëjnë kërkesat e Hamasit më të ashpra dhe zgjasin rezultatet që të gjithë dëshirojmë”, pohoi udhëheqësi izraelit.

Familjet e pengjeve u përgjigjën, duke i thënë se ai ishte një zyrtar i zgjedhur, detyra e të cilit ishte të korrigjonte gabimet. Atij iu kujtuan protestat e sigurisë që u zhvilluan më 7 tetor, kur Hamasi sulmoi Izraelin.

Netanyahu theksoi se qëllimi i qeverisë izraelite është të eliminojë Hamasin dhe se lufta kundër Hamasit nuk do të përfundojë derisa të arrihet ky qëllim.

“Ka nga ata mes nesh që dyshojnë në aftësitë tona, por ata janë pakicë”, tha ai.

Ndryshe, Netanyahu beson se hetimi për sulmet e Hamasit duhet të bëhet vetëm pas përfundimit të luftës dhe jo në mes të luftës. /Telegrafi/