Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar se operacioni i Forcave të Mbrojtes së Izraelit (IDF) në Rafah, duhet të përfundojë deri në fillimin e muajit të Ramazanit, përkatësisht më 10 mars.
Zyra e Netanyahut tha se kryeministri izraelit ka udhëzuar ushtrinë për planifikimin e evakuimit të popullsisë nga Rafah.
Gjithashtu, Rafah i njohur si bastioni i Hamasit, së shpejti pritet të vizitohet edhe nga vetë kryeministri izraelit, shkruan CNN, përcjell Telegrafi.
Sipas Kombeve të Bashkuara, më shumë se 1.3 milion qytetarë besohet të jenë në qytetin bastion të Hamasit, ku shumica prej tyre janë deklaruar të frikësuar nëse Izraeli ndërhyn në jug të Rripit të Gazës.
“Jashtëzakonisht të shqetësuara” për fatin e civilëve janë edhe Kombet e Bashkuara, ka njoftuar zëdhënësi i OKB-së, Stehpane Dujarric, ndërsa shefi humanitar i OKB-së, Martin Griffiths ka paralajmëruar se “nuk ka më ku të shkosh në Gazë”.
Kjo për faktin se civilët nuk i kanë as nevojat thelbësore si strehimi, ushqimi, dhe shëndeti. /Telegrafi/