Site icon Telegrafi

Netanyahu ka një paralajmërim për grupin Hezbollah

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka paralajmëruar grupin Hezbollah që të mos hap një front të dytë lufte me Izraelin.

Do të bënte “gabimin e jetës” nëse do ta bënte një gjë të tillë, tha ai kur foli me trupat izraelite pranë kufirit me Libanin, transmeton Telegrafi.

Ai tha se do të sillte kundërsulme izraelite të përmasave “të paimagjinueshme” që do të shkaktonin “shkatërrim” mbi Libanin.

Izraeli dhe SHBA-ja kanë paralajmëruar tashmë Hezbollahun të mbështetur nga Irani kundër hapjes së një fronti tjetër beteje në kufirin verior të Izraelit.

Grupi Hezbollah cilësohet një organizatë terroriste nga Britania e Madhe, SHBA-ja dhe vende të tjera. /Telegrafi/

Exit mobile version