Site icon Telegrafi

Netanyahu i gatshëm të arrijë një marrëveshje me Hamasin por tregon kushtin e vetëm që ka

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se Izraeli është gati të arrijë një marrëveshje për të siguruar lirimin e 130 pengjeve të mbajtura nga Hamasi.

Por, Netanyahu theksoi se Izraeli nuk do t’i dorëzohet kërkesave “ekstreme” të grupit militant palestinez.

“Nuk do të ketë armëpushim pa kthimin e pengjeve. Thjesht nuk do të ndodhë”, tha kryeministri.

Siç bëhet e ditur, bisedimet që synojnë sigurimin e armëpushimit dhe lirimin e pengjeve do të zhvillohen në Kajro, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Negociatorët po përgatiten për një raund tjetër bisedimesh - a do arrihet marrëveshja e shumëpritur Izrael-Hamas?

Edhe pse Hamasi shpreson se presioni ndërkombëtar do ta detyrojë Izraelin t’i dorëzohet kërkesave të grupit militant, Netanyahu tha se kjo nuk do të ndodhë.

Ndryshe, pjesë e takimit do të jenë përfaqësuesi i lartë i Hamasit, Khalil Al-Hayya, diplomatë e krerë të Shërbimit të Sigurimit të Egjiptit, Katarit, SHBA-së dhe Izraelit.

Presoni për arritjen e një marrëveshjeje është rritur pas gjetjes së trupit të pajetë të Elad Katzir nga ushtria izraelite.

Deri më tani, 36 pengje janë konfirmuar të vdekur. /Telegrafi/

Exit mobile version