Telegrafi

Netanyahu e ka të ndaluar të takohet me ushtarët izraelitë, para zgjedhjeve

Prokurori i Përgjithshëm i Izraelit i ka ndaluar Benjamin Netanyahu dhe partisë së tij në pushtet, mbajtjen e fjalimeve politike në trupat e IDF-it ose edhe publikimin e fotove dhe videove që shfaqin kryeministrin me ushtarët izraelitë deri pas zgjedhjeve.

Takimet me ushtrinë tre muaj para zgjedhjeve është e ndaluar nga ligji zgjedhor i Izraelit, në mënyrë që publiku mos të mendojë se IDF mund të mbështesë një kandidat të veçantë.

Ndërkohë përpara zgjedhjeve të përgjithshme më 9 prill, Partia e Punës (HaAvoda) paraqiti një peticion për Prokurorin e Përgjithshëm të Izraelit duke e akuzuar Netanjahun për shfrytëzimin e postit të tij si ministër i Mbrojtjes për qëllime fushate.

Partia opozitare pretendoi se “përdorimi i ftohtë, cinik dhe i ngushtë” i fotografive të Netanyahu dhe Partisë së tij Likud me ushtarët në mediat sociale si dhe në shtypin e mashtron publikun dhe e bën të mendojë se Forca e Mbrojtjes e Izraelit identifikohet plotësisht me fushatën zgjedhore të Likudit”.

Prokurori i Përgjithshëm Avichai Mandelblit mbështeti shqetësimet e opozitës dhe e ndaloi kryeministrin nga përdorimi i fotografive të udhëtimeve të tij në bazat e IDF për zgjedhje 90 ditë përpara votimit.

Ai gjithashtu e ndaloi Netanjahun nga dërgimi i fjalimeve politike në ushtarë, përcjell bw.

Shkeljet e ndalimeve mund të justifikoheshin vetëm në rast të një emergjence kombëtare, shtoi gjyqtari, duke vënë në dukje se vendimi zbatohet për të gjithë kundërshtarët politikë.