Ish-kryeministri izraelit Ehud Olmert ka shprehur kundërshtimin e tij të fortë ndaj kryeministrit aktual Benjamin Netanyahu gjatë një interviste me Al Arabiya, duke deklaruar vendosmërinë e tij për të ndërmarrë veprime për të hequr Netanyahun nga detyra.
“Unë nuk e mbështes Netanyahun. Mendoj se ka bërë çdo gabim të mundshëm dhe duhet të largohet dhe shpresoj se do të shkojë sa më shpejt”, tha Olmert gjatë intervistës, e cila është planifikuar të transmetohet e plotë në emisionin “Other Dimension” të Al Arabiya më 30 mars.
“Unë po bëj gjithçka brenda kornizës së sistemit demokratik të Izraelit për të larguar qafe Netanyahun, sepse nuk mendoj se ai është personi i duhur për shtetin e Izraelit”, citohet të ketë thënë ai.
Netanyahu është përballur me kritika të shumta që nga sulmi i 7 tetorit ndaj Izraelit nga Hamasi.
Kritikat janë përqendruar në dështimin e tij për të siguruar lirimin e pengjeve të marra gjatë sulmit dhe qasjen e Izraelit ndaj fushatës së tij hakmarrëse në Gaza.
Dhe Olmert, i cili shërbeu si kryeministër nga viti 2006 deri në vitin 2009, tha se shpresonte që Izraeli do të miratonte krijimin e një shteti palestinez dhe se palestinezët do ta mirëprisnin një hap të tillë.
Olmert pretendoi se një plan paqeje që ai kishte propozuar gjatë mandatit të tij si kryeministër nuk mori mbështetje të mjaftueshme nga pala palestineze. /Telegrafi/