Site icon Telegrafi

Netanyahu: Bibla thotë se ka një kohë për paqe dhe për luftë, kjo është koha për luftë

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, duke folur për arsyet pse nuk do të pajtohet me armëpushim, tha se Bibla thotë se ka një kohë për luftë dhe paqe dhe se tani është koha për luftë.

“Bibla thotë se ka një kohë për paqe dhe një kohë për luftë. Kjo është koha për luftë”, tha Netanyahu, transmeton Telegrafi.

Ai tha se Izraeli nuk do të pajtohet me një ndërprerje të armiqësive pas sulmeve vdekjeprurëse nga Hamasi më 7 tetor.

Lexo po ashtu Rrëfimi i emigrantit tajlandez që i mbijetoi sulmit të Hamasit, militanti deshi t’ia presë kokën – e “shpëtoi” thika që nuk ishte e mprehtë

“Thirrjet për një armëpushim janë thirrje për Izraelin që t’i dorëzohet Hamasit, t’i dorëzohet terrorit, t’i dorëzohet barbarizmit. Kjo nuk do të ndodhë”, tha Netanyahu.

Netanyahu theksoi se askush nuk do t’i kishte bërë thirrje SHBA-së që të binte dakord për një armëpushim pas sulmit në Pearl Harbor gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Netanyahu deklaroi se duhet të ketë një “ndryshim moral midis vrasjes së qëllimshme të të pafajshmëve dhe llojit të paqëllimshëm të viktimave që shoqërojnë çdo luftë legjitime”, duke komentuar numrin e të vdekurve palestinezë në Gaza.

Lexo po ashtu Brenda spitalit në Gaza, pacientë të shtrirë kudo

Tha se ngjarjet aktuale janë një pikë kthese.

“Një pikë kthese për liderët dhe kombet. Është koha për të vendosur nëse jemi gati të luftojmë për një të ardhme shprese dhe premtimi apo t’i dorëzohemi tiranisë dhe terrorit”, tha ai.

Exit mobile version