Site icon Telegrafi

Nesta flet për të ardhmen e tij si trajner dhe favoritin për titullin e Serie A

Ish-mbrojtësi i Italisë, Alessandro Nesta pranon se ai preferon një punë si trajner në Mayor League Soccer (MLS) sesa në Itali dhe është i bindur se Milani mund ta fitojë titullin.

Në mars, fituesi i Kupës së Botës të Italisë më 2006 u kthye në SHBA pasi u shkarkua nga skuadra e Serie B, Frosinone.

45-vjeçari e filloi karrierën e tij si trajner në Miami FC përpara se të transferohej në Perugia dhe Frosinone, teksa ka treguar se ku preferon të punojë.

“Do të doja të kombinoja punën dhe familjen, kështu që të qëndroja në SHBA do të ishte ideale. Kam kaluar tre vjet pa gruan dhe fëmijët e mi dhe tani po e kompensoj atë”, ka thënë fillimisht Nesta për La Gazzetta dello Sport.

Lexo po ashtu Seedorf: Interi dhe Milani janë favorit për ta fituar titullin në Serie A

“Megjithatë, është më e vështirë të gjesh një punë në MLS sesa në Itali. Ata zgjedhin trajnerë nga e gjithë bota, ka më shumë konkurrencë. Në Itali ka shumë presion, duhet të menaxhosh çdo aspekt, nga fusha te rrjetet sociale”.

“Jam mësuar me këtë, por kushdo që zgjedh këtë punë është budalla”.

 

Nesta, një ish-mbrojtës i Milanit dhe Lazios, u pyet për mendimet e tij për garën për titull në Serie A, teksa nuk hezitoi të përgjigjet.

“Sigurisht që munden”, tha Nesta kur u pyet nëse Milani mundet ta fitojë titullin.

“Ata kanë shansin e jetës së tyre. Milani di se si ta trajtojë presionin dhe kjo i bën ata të bëjnë zgjedhjet më të mira”.

Lexo po ashtu Eriksson: Milani do ta fitojë titullin e Serie A

“Ka shumë lojtarë të rinj, kështu që nuk shoh një ekip që është gati për Ligën e Kampionëve. Ata nuk janë gati. Ata duhet të marrin pjesë në të për një kohë të gjatë dhe të përshtaten, siç bënë në Serie A”.

“Për të fituar Ligën e Kampionëve, ju duhet të paguani 70 milionë euro për kampionët e mëdhenj, gjë që klubet e Serie A nuk mund ta përballojnë tani”, përfundoi ish-mbrojtësi italian.

Nesta ka luajtur 417 ndeshje në Serie A në karrierën e tij. Ai luajti në Itali, SHBA dhe Indi. Lazio, Milan, Montreal Impact dhe Chennaiyin FC janë klubet e vetme të karrierës së tij si lojtar.

I konsideruar si një nga mbrojtësit më të mirë në historinë e futbollit italian, Nesta fitoi dy Ligën e Kampionëve, tre tituj të Serie A dhe një Kupë të Botës. /Telegrafi/

Exit mobile version