Legjenda e Milanit dhe Kombëtares italiane, Alessandro Nesta ka folur për derbin e qytetit të Milanos.
Ish-mbrojtësi i Milanit ka deklaruar se ‘kuqezinjtë’ e kanë nisur mirë këtë edicion në Serie A.
“Milani këtë vit është shumë i ri në krahasim me vitet tjera. Kanë ndryshuar trajnerin përsëri por Montella është i duhuri”.
“Kanë filluar mirë këtë edicion dhe këto rezultate të japin shpresë”, deklaroi Nesta.
40-vjeçari e di rëndësinë e derbit ndaj Interit pasi ka luajtur shpesh herë atë, ndërsa beson se do të triumfojë ish-skuadra e tij.
“Presioni për ta fituar derbin është i madh pasi këtë e kam përjetuar vetë. Besoj fuqishëm se Milani do të triumfojë në këtë sfidë”, tha Nesta. /Telegrafi/