Telegrafi

Nest Doorbell i ri del në raftet e dyqaneve më herët se që ishte paraparë, zbulohet edhe çmimi

Në muajin shtator, aplikacioni Google Home bëri zbulimin e Nest Doorbell me kabllo, pajisje të cilën kompania e kishte paralajmëruar vitin e kaluar. Ajo veçse ka filluar të shfaqet nëpër dyqane dhe do të jetë në dispozicion për blerje gjatë kësaj jave.

9to5google shkruan se derisa një lexues i faqes ishte duke e vizituar Best Buy gjatë ditës së sotme, e kishte vërejtur se Nest Doorbell veçse ishte shfaqur në rafte.

Paketimi i përgjithshëm mbetet i pandryshuar nga Nest Doorbell (battery), e cila sa për krahasim e ka fjalën “Battery” të shkruar në pjesën e poshtme, përcjell Telegrafi.

Ndërsa në paketimin e pajisjes së re shkruan “gjenerata e 2-të” dhe “me kabllo” me një shenjë “tik”, përderisa ngjyrat në dispozicion që u panë ishin e bardhë dhe gri e errët. Por ndodh që do të ketë ngjyra shtesë, njëjtë si modeli “battery”.

Me çmim prej 183 eurove, Nest Doorbell i ri me kabllo siç duket ka një datë lansimi, e marta e 4 tetorit, kjo sipas menaxherit të dyqanit, teksa sistemi i regjistrit të Best Buy fatkeqësisht e parandalon blerjen pasi që ende është një produkt i palansuar.

Ky çmim del të jetë i njëjtë me modelin “battery” dhe më i lirë se versioni origjinal Hello që ka çmim prej 233 eurove. /Telegrafi/