Site icon Telegrafi

Nesër vjen në Kosovë Richard Grenell, i dërguari i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nesër do të pret në takim Përfaqësuesin Special të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadorin amerikan në Gjermani, Richard Grenell.

Në njoftimin nga Presidenca e Kosovës, thuhet se takimi do të ndodhë në ora 13:00, transmeton Telegrafi.

Ndryshe, para disa ditësh presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donlad Trump, zgjodhi ambasadorin amerikan në Gjermani, Richard Grenell, të dërguar të administratës së tij në dialogun midis Kosovës dhe Serbisë.

Lexo po ashtu Kush është Richard Grenell, i dërguari i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi?

Grenell, i cili do të mbetet edhe ambasador në Gjermani, do t’i udhëheqë përpjekjet e SHBA-së, për t’iu ndihmuar Kosovës dhe Serbisë në arritjen e një marrëveshjeje zyrtare të paqes, e cila do të mund të rezultojë me njohjen e Kosovës nga ana e Serbisë, njoftoi Shtëpia e Bardhë./Telegrafi/

 

 

Exit mobile version