Kandidati i përbashkët i koalicionit qeverisës Stevo Pendarovski ka pësuar humbje nga Blerim Reka në komunat me shumicë shqiptare ndërsa ka humbur edhe nga Gordna Siljanovska në pjesën më të madhe të komunave me shumicë maqedonase. Pendarovski ka arritur të korr fitore vetëm në komunat e përziera.
Kështu së paku thonë analizat e Robert Nesimit sipas të cilit në rrethin e dytë do të jetë e pamundur që të kontrollohen votat që në rrethin e parë kishin destinancion Blerim Rekën.
“Nëse i analizojmë komunat e pastra shqiptare del se Blerim Reka ka fituar ndaj Stevo Pendarovskit me rezultat përafërsisht 2 me 1, kështu që nëse Blerim Reka ma marrë 80 mijë vota nga shqiptarët Stevo Pendarovsk ka marrë diku te 40 mijë. Nëse i heqim këto 40 mijë vota shqiptare del se te zonat Maqedonase fituese e pastër është Gordana Siljanovska ndërsa në zonat e përziera duke marrë parasysh se një pjesë e shqiptarëve megjithatë kanë votuar Stevon, ky i fundit është në përparësi ndaj Siljanovskës. Nuk mendoj se do të mund të kontrollohen këta votues këta do të veprojnë kokë në vete dhe mendoj se pjesa më e madhe as nuk do të dalin në zgjedhje”, thotë analisti Robert Nesimi.
Nesimi shtoi se votuesit shqiptarë me përkrahjen masive të Rekës, e deligjitimuan koncepin e konsesualitetit të promovuar nga BDI në këtë fushatë. Sipas tij, në avantazh politik nga këto zgjedhje, janë të gjithë partitë opozitare.
“Në bllokun politik shqiptarë është njëfar përparësie për Aleancën dhe Lëvizjen Besa dhe tek blloku maqedonas një përparësi për OBRM-PDUKM-në. Tani a do të përkthehen këto vota për këto parti është tjetër çështje por një gjë është mëse e vërtetë se shqiptarët e kanë deligjitimuar konceptin që e është munduar BDI-ja ta shiste me LSDM-në për njëfarë konsensualiteti apo ku ta di unë se çka”, theksoi Rober Nesimi./Alsat/