Rotary është organizatë shërbyese, që instalon shërbimin dhe vullnetarizmin në komunitet me shembull vetanak, nëse vërejnë ndonjë mangësi në shoqëri këtë e plotësojnë anëtarët e saj.
Një organizatë e tillë është themeluar edhe në Kosovë. Neshad Asllani themelues i Rotary Klub Peja, në një intervistë për Telegrafin ka folur për projektet e këtij klubi si dhe pranimin e Kosovës në Rotary International.
Klubet rotariane në Kosovë kanë realizuar projekte të shumta, por disa më madhore që i identifikon në këtë rast Asllani janë: mbështetje financiare për familjet e policëve të vrarë në detyrë, shërimi i mbi 250 fëmijëve me probleme në zemër, pajisja e disa qendrave medicinale me teknologji të sofistikuar për Telemedicinë, pajisja e shumë shkollave në Kosovë me ujë të pijshëm, mbështetja me bursa shkollimi për shumë studentë të Kosovës, përkrahja e vajzave në edukim përmes programeve të shkollimit, mbështetja në forma të ndryshme e sistemit shëndetësor në Kosovë, e shumë e shumë projekte të rëndësishme për komunitetin.
Rikujtojmë se Rotary, më 11 qershor të këtij viti themelon distriktitin shqipfolës, në mesin e shumë distrikteve në botë.
Me themelimin e distriktit, Shqipëria dhe Kosova do të përfaqësohen në nivelet më të larta të Rotary Ndërkombëtare, duke krijuar mundësitë e zhvillimit të komunitetit më tej. /Telegrafi/