Dyshja e njohur DJ Blunt dhe Real 1 janë kthyer tashmë në një sensacion të pandalshëm.
Gati çdo muaj ata po sjellin këngë të reja me videoklipe.
E projekti i radhës për muajin maj, duket se do të vijë nesër (e premte) në kanalin zyrtar të Blunt he Real 1 në YouTube.
Kënga e re “My lova” është punuar në studion e kompozitorit Florent Boshnjaku, gjersa për klipin janë kujdesur Imagine Films.
Ata kanë publikuar në rrjetet sociale edhe trailerin e klipit, i cili vjen i plotë për fansat nesër, më datë 05.05.2017 në orën 05:05 (pasdite). /Telegrafi/