Site icon Telegrafi

Nesër vendoset nëse do të numërohen votat e diasporës, të ardhura me vonesë

Edhe pas vendimit të Gjykatatës Supreme për votat e diasporës të cilat kanë ardhur me vonesë, në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve ende nuk ka nisur numërimi i tyre.

Për të nisur numërimin, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) po pret edhe fjalën e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

“Sipas vendimit, PZAP-ja duhet të rivendosë lidhur me çështjen në fjalë. KQZ-ja do të presë vendimin e këtij institucioni dhe do të veprojë në përputhje me vendimin e tij”, kanë konfirmuar nga KQZ, raportojnë mediat.

Ndërsa, nga PZAP-ja kanë deklaruar se të hënën do të vendoset rreth kësaj çështje.

Deri më tani janë numëruar votat e rregullta, votat e diasporës që kanë ardhur në afatin e rregullt kohor, votat me kusht dhe votat e personave me nevoja të veçanta.

Nga numërimi i këtyre votatve rezultati i përgjithshëm e nxjerr të parën Lëvizjen Vetëvendosje, të dytën Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe në vendin e tretë Partinë Demokratike të Kosovës.

 

Exit mobile version