Telegrafi

Nesër do të mbahet seanca e Këshillit të Sigurisë në RMV, diskutohet kriza energjetike

Më datë 06.09.2022 (e martë), duke filluar nga ora 11:00, në zyrën e Presidentit Stevo Pendarovski do të mbahet seanca e 17-të e Këshillit të Sigurisë

Në rend të ditës në seancë do të jetë diskutimi për krizën energjetike në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe masat për tejkalimin e saj.

Përveç anëtarëve të Këshillit të Sigurimit, do të marrin pjesë edhe zëvendëskryeministri përgjegjës për çështjet ekonomike, koordinimin e departamenteve ekonomike dhe investimeve, Fatmir Bytyqi, ministri i Financave, Fatmir Besimi dhe ai i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Pas përfundimit të seancës së Këshillit të Sigurisë do të ketë deklarata të presidentit Stevo Pendarovski dhe kryetarit të Qeverisë, Dimitar Kovaçevski, të cilat do të transmetohen drejtpërdrejt në YouTube dhe platformën e Presidentit në Facebook.