Site icon Telegrafi

Nesër takim tek Ivanovi për postin e guvernatorit të Bankës Popullore

Nesër tek presidenti Ivanov do të mbahet takim, në të cilin do të kërkohet zgjidhje për vendin e guvernatorit të Bankës Popullore të Maqedonisë. Në takim do të merr pjesë edhe kryeministri Zoran Zaev.

Ai dje tha se në takim do të tentohet që të përafrohen qëndrimet rreth propozimit të presidentit Ivanov, që Dimitar Bogov të jetë njeriu i parë në Bankën Qendrore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Zaev shtoi se ky takim është shumë i rëndësishëm, pasi siç tha, në koordimin me grupet parlamentare Dimitar Bogov nuk është pranuar të jetë guvernator.

Propozimi i Ivanovit në Kuvend është dërguar më 27 prill dhe nëse për të nuk votojnë 61 deputetët, guvernatori nuk mund të zgjidhet./Telegrafi/

Exit mobile version