Site icon Telegrafi

Nesër takim i ri i grupeve të pushtetit dhe opozitës maqedonase për statusin e PSP-së

A do të ketë përparim në bisedimet rreth Ligjit për prokurori publike do të dihet pas takimit të gupeve të punës të pushtetit dhe opozitës maqedonase që është caktuar për nesër, pasi gjatë ditës së djeshme nuk ka pasur kurrfarë zhvendosje të pjesën e bisedimeve.

“S’kemi pasur kurrfarë zhvendosje në pjesën e bisedimeve. Biseduam për nenin 105 i cili është pengesë kyçe në sjelljen e ligjit, ndërsa kjo është rreth vazhdimit të procedurave dhe shfrytëzimit të dëshmive të cilat janë mbledhur deri më tani. U dakorduam që OBRM-PDUKM-ja të bëjë disa konsultime shtesë dhe që i takimi i ardhshëm të jetë të premten, të shohim pas këtyre konsultimeve ku do të mund të gjejmë qëndrim të përbashkët”, u shpreh ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska pas përfundimit të takimit midis grupeve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Deskoska përsëriti se linjat e tyre të kuqeë në sjelljen e ligjit në të vërtet janë në atë nen duke pasur parasysh se bëhet fjalë për një nen i cili duhet të mundësojë vazhdim të ndjekjes së krimeve të bëra dhe se ajo nuk të pranohet nga ana e ministria e Drejtësisë që do thotë amnisti e fshehtë.

Përfaqësuesi i opozitës maqedonase në bisedime Toni Menkovski pas takimit të djeshëm deklaroi se OBRM-PDUKM nuk heq dorë nga parimi i sundimit të së dretjës që është cekur në amendamentet e propozuara.

Sipas tij, mandati i PSP-së qartë është definuar në ligj, 18 muaj nga marrja e bisedimeve të paligjshme të përgjuara.

Ndryshe, prokurorja speciale Katicaq Janeva beson në proces, dhe siç deklaroi ajo do ta respektojë secilën zgjidhje ku do të dakordohen të dyja palët.

“Besoj në procesin e bisedimeve apo pranimin e amendamenteve nga ana e opozitës maqedonase për shkak se bëhet fjalë për profesionistë si nga ana e Qeverisë, ashtu edhe nga ana e opozitës, me përjashtim të disa personave që ndërlidhen me lëndët tona që tashmë janë edhe në bisedime”, theksoi Janeva.

Theksoi se ligji çdoherë mund më mirë të formulohet dhe se në esencë janë tejkaluar dallimet për atë çka do të punojë PSP-ja.
Marrëveshja për Ligjin për prokurori publike është një prej kushteve për marrjen e raportit pozitiv të Komisionit Evropian./Telegrafi/

Exit mobile version