Telegrafi

Nesër sërish takohen Zaev-Gashi

Gjatë ditës së nesërme kryetari i Alternativës dhe kryeministri Zaev sërish do të takohet për të biseduar për përfshirjen e partisë së Gashit në shumicën parlamentare.

Nesër pritet të ndahen edhe resoret, ndërsa nga LSDM thonë se ndarja e resoreve do të varet nga bisedimet.

Sipas Stefan Vasev nga LSDM, është normale të ketë bisedime për ndarjen e resoreve gjatë bisedimeve.

“Përparimi është më i rëndëishëm, por të rëndësishme janë edhe resoret, por duhet të kemi një qëllim të përbashkët dhe kjo është rruga euroatlantike, menaxhimin me krizën ekonomike, energjetike dhe shëndetësore”, tha Vasev./Telegrafi/