Site icon Telegrafi

Nesër seancë gjyqësore për rastin”Shuplakat e porositura”

Nesër është planifikuar të vazhdojë gjykimi për rastin e quajtur “Shuplakat e porosutira dhe demolimi i Komunës Qendër”. Në këtë rast në të cilin 14 persona janë të dyshuar, i akuzuari i parë është Nikolla Gruevski.

Në “bombat” të cilat LSDM i publikoi para dy vitete, në njërën dëgjohej se si Gruevski kërkon të përgatitet skenar në mënyrë që kryetari i atëhershëm i zgjedhur Andrej Zhernovski, “të merr disa shuplaka”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Për vandalizmin dhe demolimin e komunës, kryetari Zhernovski disa herë kërkoi nga ish-ministrja e Punëve të Brendshme, përgjegjësi për kryerësit dhe urdhëruesit.

“Bombat” për këtë rast do të përdoren si dëshmi në procesin gjyqësor./Telegrafi/

Exit mobile version