Telegrafi

Nesër në Kosovë, reshje të dobëta bore

Mbi vendin tonë nesër do të mbajë mot i vranët dhe kohë pas kohe me reshje bore.

Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat më të ulëta do të lëvizin ndërmjet -3 deri -1, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 1 deri 2 gradë.

Dita e enjte do të karakterizohet me mot me vranësira të shpërndara dhe më rritje të lehta të temperaturave maksimale, përcjell Telegrafi.

Shtypja atmosferike do të regjistrojë vlera rreth normales, do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1 deri 11 m/s. /Telegrafi/