Site icon Telegrafi

Nesër regjim i veçantë i komunikacionit në Shkup

Ministria e Punëve të Brendshme informon se për shkak të mbajtjes së paralajmëruar të protestës, nesër me fillim nga ora 07:00, SPB Shkup do të ndërmarrë masa për regjim të veçantë të komunikacionit në bul. “Goce Dellçev” dhe bul. “Kërste Petkov Misirkov” dhe rrugët përreth.

MPB-ja apelon tek qytetarët që t’i respektojnë urdhrat që i japin nëpunësit policor.

Exit mobile version