Site icon Telegrafi

Nesër protestë e punonjësve të Pallatit të Drejtësisë

Sindikata e Punëtorëve të Judikaturës ka njoftuar me anë të një komunikate se të gjithë punonjësit e prokurorive dhe gjykatave, të akomoduar në Pallatin e Drejtësisë në Prishtinë, nesër do të mbajnë protestë.

Shkaku i protestës, që do të mbahet në ora 10:00, jashtë objektit të Pallatit të Drejtësisë, në Hajvali, janë kushtet e rënda të punës.

Exit mobile version