Nesër para Kuvendit të Maqedonisë do të mbahen protesta për shkak të ndotjes së lartë të ajrit në Shkup dhe qytetet tjera në vend.
Protestat organizohen nga iniciativa “Shoqëri kancerogjene”, të cilat pritet të fillojnë në orën 13:00, njofton Telegrafi Maqedoni.
Kristijan Uzunov, nga iniciativa “Shoqëri kancerogjene”, apeloi edhe tek pozita edhe tek opozita që protestën e tyre në asnjë mënyrë të mos e shfrytëzojnë për qëllimet e tyre.
Ai tha se nesër gjatë protestave do të shpalosin kërkesat e tyre./Telegrafi/