Gjatë ditë së nesërme pritet të bëhet i ditur emri i kandidatit të përbashkët dy partive në pushtet LSDM dhe BDI.
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë ditës së djeshme tha se deri ditën e premte do të bëhet i ditur emri kandidatit të përbashkët ndërsa në pyetjen se cili mund të jetë kandidat i përbashkët ai nuk përmendi emra, njofton Telegrafi Maqedoni.
Gjatë ditës së sotme, profesori universitar Blerim Reka shpalli kandidaturën e tij për kryetar shteti në zgjedhjet presidenciale që do të ketë mbështetjen e Aleancës për Shqiptarët dhe nga Lëvizja Besa.
Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, do të garojë me profesoreshën Gordana Siljanovska Davkova, e cila mori mbështetjen e shumicës së delegatëve në kongresin që u mbajt në Strugë.
Rrethi i parë i zgjedhjeve presidenciale do të mbahet më 21 prill./Telegrafi/