Real Madridi ka rikthyer në skuadër të huazuarin Jesus Vallejon
Mbrojtësi që në sezonin e fundit ishte i huazuar te Eintracht Frankfurt do të kthehet te Real Madridi.
Ai ishte blerë nga Zaragoza në vitin 2015, pas një sezoni të mirë me këtë klub kur i kishte vetëm 17 vjet.
Ai u huazua në sezonin pasardhës te Zaragosa, për të kaluar pastaj te skuadra gjermane.
Vallejo do të prezantohet të premten në ora 13:00 në Santiago Bernabeu.
Ky pritet të jetë sezoni i tij i parë në Madridi, ndërsa ai ka shkëlqyer e Spanjën në kampionin evropian për 21 vjeç. /Telegrafi/