Sheshi “Adem Jashari” në Prishtinë do të përurohet nesër në orën 19:00.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Prishtinë, Shpend Ahmeti.
Punimet për këtë shesh kanë filluar në mars të këtij viti, e planifikuar për të qenë në formën e një shëtitoreje.
Sipas drejtorit të investimeve kapitale dhe menaxhimit të kontratave, Gëzim Mehmeti, përfundimi i këtij sheshi ka përfunduar 9 ditë para afatit kohor që ishte caktuar.
Ky shesh i cili ka gjendet në mes të objektit të Kuvendit të Kosovës dhe Komunës së Prishtinës, për vite të tëra ka qenë në gjendje shumë të keqe, përcjell Telegrafi.