Për shkak të defekteve elektrike nesër nga ora nëntë e mëngjesit deri në ora 13 të pasdites pa furnizim të energjisë elektrike do të mbeten pjesë të rrugëve “Dizhon” dhe “Bozhin Stojkov” të komunës së Çairit, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Nga ora 9 deri në ora 15.30 minuta pasdite pa energji elektrike do të jenë pjesë të Kisela Vodës, pjesë të rrugës “Lerini” si dhe disa pjesë të rrugës së “Lovqenit” në Karposh.
Energji elektrike nga ora 08.30 deri në ora 11 nuk do ketë as në pjesë të Lisiçes së poshtme dhe nga ora 09 deri më 15 nuk do ketë energji elektrike në Bardovcë./Telegrafi/