Veriu i Mitrovicës, përkatësisht Zubin Potoku i cili është lokacioni i radhës ku dyshohet për varrezë masive, pritet të gërmohet të enjten – më 4 gusht.
Kështu ka bërë të ditur për Tribuna Channel, Besa Domi, zëdhënëse në EULEX.
Domi ditë më parë i kishte thënë televizionit se veriu i Kosovës është vendi më i kontrolluar që nga viti 2000 sa i përket personave të zhdukur.
Se gërmimet në Zubin Potok mund të fillojnë në muajin gusht, këtë e ka konfirmuar edhe Prenk Gjetaj nga Komisioni Qeveritar për të pagjeturit.