Site icon Telegrafi

Nesër nënshkruhet kodeksi për zgjedhje demokratike nga partitë politike të Maqedonisë

Koalicionet dhe partitë politike të cilat do të marrin pjesë në zgjedhje te 11 dhjetorit nesë do të nënshkruajnë kodeksin me të cilin do të dakordohen për zgjedhje fer dhe demokratike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ndërsa të hënën më 21 nëntor, do të fillojë fushata zgjedhore e cila do të zgjat deri 9 dhjetor, dita edhe kur fillon heshtja parazgjedhore.

Në zgjedhjet e 11 dhjetorit do të marrin pjesë 11 subjekte politike – pesë koalicione dhe 6 parti, ndërsa të drejtë vote do të kenë 1 milionë e 784 mijë e 524 qytetarë dhe 20 mijë e 591 qytetarë nga diaspora./Telegrafi/

Exit mobile version